Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport të Maqedonisë, Marjan Spaseski, ka mbajtur një konferencë shtypi ku ka folur për të arriturat e vitit të kaluar në aspekt të zbatimit të projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, viti 2016 ishte nga më të suksesshmit e agjencisë që drejton. Spaseski bëri të ditur se janë ndërtuar 50 objekte sportive, 35 salla sportive.
Në lidhje me ndërtimin e 100 hapësirave për lojra, Spaseski tha se janë ndërtuar 13 të tilla në vitin 2016, ndërkaq shtoi se janë ndërtuar edhe 23 fusha tenisi vetëm në vitin 2016./Telegrafi/