Site icon Telegrafi

Agjencia për rini dhe sport e Maqedonisë ndanë 500 bursa sportive

Agjencia për rini dhe sport (ARS) ka shpërndarë 500 bursa për sportistë të rinj, të moshës deri 20 vjeçare, nga i tërë vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bursat u jepen sportistëve të cilët kanë arritur rezultate në gara zyrtare vendor edhe ndërkombëtare, në gara olimpike dhe paraolimpike. Shuma e bursës është 20%-shi i rrogës neto të Maqedonisë, respektivisht 4400 denarë.

Përfshirë bursat e sotme, gjithsej janë dhënë 4300 bursa, respektivisht rreth 2.5 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version