Telegrafi

Agjencia për punësim sot do të informojë për ndryshimet në ligjin për punëtorët e falimentuar

Agjencia për punë sot në konferencë për shtyp do të informojë në mënyrë të detajuar për ndryshimet në lidhje me ligjin për punëtorët e falimentuar.

Në konferencë do të marrin pjesë drejtoresha e agjencisë për punë, Biljana Jovanovska si dhe kryetarja e shoqatës “UNIT” , Liljana Georgievska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me ligjin për punëtorët e falimentuar të cilët nuk mund të shkojnë në punë në Republikën e Maqedonisë, rreth 3000 njerëz do të mund të marrin të ardhura mujore prej 7.596 denarësh, përafërsisht rreth 34 përqind e pagës mujore neto. Në vit për këtë kompensim nga buxheti i Agjencisë për punësim do të ndahen 300.816.000 denarë.

Kompensimin mund ta shfrytëzojnë të papunësuarit (gratë mbi 52 vjet) si dhe burrat me 55 vjet me së paku me 15 vjet me përvojë pune. /Telegrafi/