Site icon Telegrafi

Agjencia për punësim e Maqedonisë harxhoi 18 mijë euro para publike për dreka

Raporti i Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) ka nxjerrë në pah harxhimet e Drejtorit të Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski, si edhe udhëheqës tjerë të kësaj agjencie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit, harxhimet për dreka të ndryshme kanë arritur në 18 mijë euro në vitin 2015. 10 mijë euro të tjera agjencia në fjalë i ka harxhuar për të paguar pastruesit dhe një roje te porta.

Më tej, ESHR-ja konstaton se me këtë rast është shkelur miratimi për harxhime të këtilla, që ka qenë 5.200 euro për përfaqësime të ndryshme, ndërkaq për këtë çështje, harxhime kanë bërë edhe presona të paautorizuar./Telegrafi/

Exit mobile version