Agjencia për Posta sot do të mbajë seancë publike ku do të shqyrtohet gjendja dhe trendet e tregut postar në Maqedoni për vitin 2015, si dhe hulumtimi për kënaqësinë e shfrytëzuesve nga shërbimet e dhënësit të shërbimit universal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seancat publike, siç informojnë nga Agjencia për Posta, i organizojnë me qëllim që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve të interesuar të informohen dhe njihen e aktivitetet e tyre të ndërmarra. /AIM/ /Telegrafi/