Në lidhje me pohimet e sotme të LSDM-së se makinat e Agjencionit për Ndihmë Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po përdoren për qëllime partiake, ka reaguar kjo Agjenci duke thënë se makinat e tyre po shfrytëzohet vetëm për kryerjen e detyrave zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për momentin në Agjenci po mbahen ditë të hapura, vendi i mbajtjes së takimeve me qytetarët në kuadër të ditëve të hapura nuk mbahen në hapësira partiake, por në vendet e komuniteteve lokale, komunë, shtëpi të kulturave dhe shkolla, ndërsa nëse nuk ekzistojnë hapësira të tilla takimet mbahen në ambient të hapur”, thuhet mes tjerash në reagimin e Agjencisë për ndihmë financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural./Telegrafi/