Agjencia për shërbime audio dhe audio vizuale në raportin e dytë nga mbikëqyrja e prezantimit mediatik në edicionet informative pas shpalljes së zgjedhjeve, në periudhën prej 25 prill deri më 4 maj 2016, ka konstatuar që TV Alfa, Kanal 5 dhe Sitel, raportojnë për aktivitetet e organeve të qeverisë në funksion të prezantimit mediatik zgjedhor të OBRM-PDUKM, telegrafi Maqedoni.
Për shkeljet e konstatuara nga ana e agjencisë për mediat, thonë se janë ngritur kallëzime për kundërvajtje.
Siç mëson Telegrafi, nga agjencia alarmojnë se vazhdon mosrespektimi i standardeve profesionale dhe parimeve programore, sidomos për paraqitje objektive dhe të paanshme të ngjarjeve dhe trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme, për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe për nxitje të frymës tolerancës.
Raporti i parë për intervistat, debatet dhe programet tjera informative për periudhën prej 15 prillit deri më 4 maj të vitit 2016, siç theksojnë nga agjencia, ka treguar që në disa programe informative ka shfaqje të fjalorit më të ashpër të mundshëm, shpifjeve dhe ofendimeve të cilat janë jashtë kufijve të lejueshme të debatit demokratik./Telegrafi/