Site icon Telegrafi

Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve: Posedimi i kartonit të gjelbër mbetet e drejtë personale e vozitësit

Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve e njofton publikun se posedimi i kartonit të gjelbër mbetet e drejtë personale siç ka qenë deri tani.

Nga kjo agjenci thonë se tekstet e publikuara nga një pjesë e mediave ku thuhet se kartoni i gjelbër do të jetë i detyrueshëm me regjistrimin e automjeteve, Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimeve i demanton dhe i vlerëson këto shkrime si dezinformata, të pavërteta, ndërsa citati i marrë nga intervista për AIM të kryetarit Klime Popovski është nxjerrë nga konteksti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, me regjistrimin e automjeteve, kartoni i gjelbër do të jetë i detyrueshëm

Më herët doli lajmi se me sigurimin e automjetet në mënyrë do të jetë e detyrueshme edhe posedimi i kartonit të gjelbër gjatë regjistrimit të automjetit./Telegrafi/

Exit mobile version