Site icon Telegrafi

Agjencia për kadastër do të zgjedh problemin me parkingjet  

Agjencia për kadastër të patundshmërive nuk do të jep më listë pronësie për banesë në qoftë se blerësit nuk i jepet e drejta për pronësi të përbashkët të pjesës së posaçme të objektit ose një pjese të objektit, ndërkaq investitorët e ndërtesave të banimit do të kufizohen me ligj që të bëjnë ndarje fizike të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit të kësaj Agjencie kjo bëhet me qëllim që të pengohen paraqitjet e problemeve me parkingjet, pasi sipas tij, deri më tani kanë marrë shumë ankesa nga qytetarët.

“Është shumë e pakëndshme kur keni blerë banesë dhe deri dje keni parkuar në parkingun përpara ndërtesës, ndërkaq nga dita tjetër pronari i tokës së atij parkingu ju thotë se duhet të paguani qira ose të njëjtin ta blini, edhe pse e dimë se në pajtueshmëri me ligjin është dashur të shitet edhe një pjesë e parcelës. E gjithë puna thjesht po keqpërdoret” thotë Trpeski.

“Për këtë arsye janë gjetur rregulla të reja të lojës, dhe në ligjin e ri janë definuar se gjatë shitjes së banesës detyrimisht, gjë që është thënë edhe deri më tani por që prej tani në një mënyrë më të qartë, patjetër duhet të shitet edhe një pjesë e parcelës sepse ndarje fizike të tilla në ndërtesa banimi kolektive janë të ndaluara”, ka deklaruar Slavçe Trpeski, drejtori i Agjencisë për kadastër të patundshmërive./Telegrafi/

 

Exit mobile version