Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë do të merr pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar tregtar të ushqimit në Poznan të Polonisë – PolAgra.
Ky panair ka më shumë se 900 ekspozues nga 36 vende te ndryshme dhe është një mundësi e shkëlqyer për blerësit e huaj që të njihen me kompanitë vendase me qëllim të arritjes së marrëveshjeve të biznesit dhe për të krijuar rrjete bashkëpunimi.
Qëllimi i Agjencisë me këtë vizitë është jo vetëm që të risë vlerën e eksportit të krijuar nga ana е kompanive të Maqedonisë, gjithashtu edhe të ndryshojë pjesërisht strukturën e eksportit me diversifikimin e saj, e cila mund të vijë vetëm si përgjigje e rritjes së kërkesës apo përfitim të një tregu më të madh.
Një pjesë e aktiviteteve të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë deri në fund të vitit 2018, do të përqendrohen në këtë drejtim, pra në promovimin e prodhimeve të Maqedonisë në tregjet e huaja, që do të mundësoj përkrahje në rritjen sasisë të eksportit,me të cilin do të ketë fitim më të madh për kompanitë si dhe më shumë hyrje valutore per shtetin./Telegrafi/