Site icon Telegrafi

Agjencia Kosovare e Politikës (AKP)

Dy partnerët e koalicionit qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, po bëjnë “luftë” rreth përbërjes së re të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP)

Mospajtimet mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike e Kosovës, po e vonojnë edhe më tutje formimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sado që nuk pati asnjë deputet të opozitës në sallë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të hënën ta votojë përbërjen e Bordit. Kur ora kishte kaluar mesnatën, një numër i madh i deputetëve të koalicionit qeveritar dhe komuniteteve pakicë ishin larguar pas pauzës së fundit dhe nuk ishin kthyer në vazhdimin e seancës.

Opozita është shprehur mjaft kritike rreth mënyrës se si po bëhet pazar nga partitë në pushtet për të plotësuar Bordin e AKP-së. Pa e pasur një mbështetje të qartë ligjore, tradicionalisht përgjegjësinë për të nominuar emrat për bord të drejtorëve e ka Qeveria e Kosovës.

Madje, ky veprim bëhet pa konkurs. Pastaj, Kuvendi i Kosovës vendos për emërimin apo jo të të nominuarve nga Qeveria e Kosovës. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version