Site icon Telegrafi

Agjencia kadastrale reagon: Kosova ka dokumentacion kadastral

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka reaguar për siç thotë pretendimeve se Kosova nuk ka dokumentacion të mjaftueshëm kadastral.

Në njoftimin e Agjencisë kadastrale thuhet se dhënat kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot.

Lexoni të plotë njoftimin e Agjencisë kadastrale:

“Agjencia Kadastrale e Kosovës nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara është informuar se Komisioni i ri për kufirin, në mënyrë tendencioze ka trajtuar saktësinë e dokumentacionit kadastral për territorin e Republikës së Kosovës. Ndaj dëshirojmë që opinioni i gjerë të informohet drejtë dhe sakët lidhur me këtë çështje.

Të dhëna kadastrale teknike dhe juridike për territorin e Kosovës janë në zbatim dhe në funksion që nga viti 1931 e deri më sot. Këto të dhëna kadastrale për pronën e paluajtshme janë të regjistruara për të gjithë pronarët e pronave private, pronarët e Ndërmarrjeve Shoqërore, pronarët e pronave publike dhe pronarët e pronave shtetërore.

Territori i Kosovës është i përbërë nga 38 komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Ndërsa numri total i parcelave në territorin e Kosovës është 2.113.187, numri total i ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave është 71.265 të regjistruara në emër të 521.025 pronarëve. Këto të dhëna çdo ditë mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

I gjithë territori i Kosovës është i paraqitur nga matjet gjeodezike në harta kadastrale në shkallë zvogëlimi 1:500, 1:1000,1:2500. Numri i fletëve të hartës  kadastrale i përpiluar me saktësi decimetrike,  sipas përpjesës për territorin e Kosovës është:

harta në shkallë 1:500                   281 fletë

harta në shkallë 1:1 000                541 fletë

harta në shkallë 1:2 500                10577 fletë

Totali i hartave                                11 399 fletë

Territori i Kosovës i prezantuar në gjeoportal shtetëror është vazhdimësi i të dhënave kadastrale nga Drejtoria Krahinore për Gjeodezi e KSA të  Kosovës. Përgjatë kufirit shtetëror të Kosovës me shtetet fqinje janë 514 harta kadastrale me shkallë zvogëlimi 1:2500, në të cilat është e paraqitur edhe vija administrative e KSA të Kosovës, tani kufi i Republikës së Kosovës.

Në faqe 53 të Raportit të Komisionit të ri për kufirin, kapitulli 4.5  shkruan: ‘Kadastri, duke qenë i tillë, nuk ka përfshirë prona shtetërore, nëse ato nuk janë rrethuar nga prona në pronësi apo të drejta pronësore private’.

Kufijtë e pronave shtetërore (shoqërore), veçanërisht ato malore, kanë pasur rregullim të veçantë në të gjitha sistemet shoqërore.

Faqe 53 e Raportit të Komisionit të ri për kufirin në kapitullin 4.5 shkruan ‘pasi që Drejtoria Gjeodezike Krahinore, Arkivi i saj, dhe shumica e drejtorive komunale kadastrale janë plaçkitur, janë bartur dhe ende gjenden në Serbi, përderisa edhe ato dokumente të mbetura në Arkivin e Kadastrit të Kosovës janë në gjendje të keqe’

Nga këto komuna nuk është plaçkitur asnjë dokument.

Për të gjitha parcelat ekzistojnë matjet origjinale duke filluar që nga vitet 1930 e deri më sot. Vlen të theksohet se të dhënat kadastrale për këto komuna janë skanuar dhe janë të arkivuara në kadastrin e komunave të cekura sipër.

Prandaj Agjencia Kadastrale e Kosovës bën këtë reagim për të mos i lënë vend tentimit të lajthitjeve të sipër cekura për dokumentacion kadastral të territorit të Kosovës.

Dokumentacioni zyrtar kadastral dhe territori i Kosovës është i pandryshueshëm prej vitit 1974 e deri më tani, andaj Agjencia Kadastrale e Kosovës do të reagojë ndaj të gjitha tendencave për shtrembërim të dokumentacionit kadastral që mund të jenë të përfshira në raportin e Komisionit aktual”. /Telegrafi/

Exit mobile version