Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë matje gjeodezike dhe ka ardhë në përfundimin se perimetri i murit rrethues të rrethrrotullimit nuk është pengues për sheshin, merr vesh Telegrafi.
Kështu, sipas kësaj i bie që është hedhur poshtë vendimi i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor për rrënimin e tij.
Siç merr vesh Telegrafi, gjithsesi pritet të bëhet prerja e murit, gjegjësisht 70 centimetrat e tij, pasi që ai është ndërtuar 200 centimetra i lartë, e sipas projektit parashihej që të ishte 130 centimetra. /Telegrafi/