Telegrafi

Agjencia i rrit shifrat

KEK-u sqaron se Januzi e ka deklarua në mënyrë të qartë në formularin e plotësuar se ka në llogarinë bankare në ProCredit Bank ka rreth 24 mijë euro, e jo si e ka publikuar AKK prej 2.398.338.00.

“AKK e ka rritur vlerën e deklarimit për 100 herë! Njëjtë AKK ka vepruar edhe me bashkëshorten e Januzit, ku është deklaruar shuma nga deklaruesi prej 2.209.16 euro në Raiffeisen Bank, ndërsa AKK nxjerrë shifrën 100 herë më të madhe prej 220.916.00 euro. Ky ‘gabim’ i dyfishtë në rastin e një nga drejtorëve më të zellshëm të korporatës i plasuar edhe në media, ka fyer rëndë personalitetin e drejtorit Adil Januzi, duke e dëmtuar personalisht dhe profesionalisht”, thuhet në Sqarimin e KEK-ut.

Zyrtarë të kësaj korporate kanë thënë se rritja e këtyre shumave në mënyrë marramendëse ka lëkundur edhe sigurinë e Januzit dhe familjes së tij.

“KEK dhe Adil Januzi kërkojnë nga AKK që të kërkojë falje publikisht dhe të korrigjojë veprimin në fjalë në mënyrë që sadopak lëndimi i tij dhe familjes të lehtësohet”. /Telegrafi/