Në raportin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës ESA, botuar në revistën profesionale Cryosphere, shkencëtarët paralajmërojnë se akulli në planetin tonë po shkrihet me një normë rekord, si rezultat i ndryshimit të klimës.
Autorët e studimit tregojnë se rreth 28 trilionë tonë akull u shkrinë në botë midis 1994 dhe 2017, e cila është e barabartë me një bllok të trashë njëqind metra dhe sa madhësia e Britanisë së Madhe.
Shkencëtarët gjithashtu kanë paraqitur të dhëna sipas të cilave një trilion ton akull, nëse formohet në një kub, do të arrinte një lartësi më të lartë se Mount Everest, transmeton Telegrafi.
Gjatë një periudhe studimi 23-vjeçare, studiuesit vunë re një rritje gati 60 për qind në mënyrë globale të shkallës së shkrirjes së akullit.
“Ne u befasuam kur gjetëm një rritje kaq të madhe në më pak se 30 vjet”, tha bashkëautori i studimit Thomas Slater, në Universitetin Britanik të Leeds. Që nga viti 2012, shkalla e shkrirjes së akullit në Antarktidë është trefishuar në krahasim me dy dekadat e mëparshme.
Gjatë viteve 1990, rreth 0.8 trilionë ton akull shkriheshin në vit, dhe deri në vitin 2017 ky numër kishte arritur deri në 1.2 trilionë në vit.
Globalisht, temperatura atmosferike është rritur me rreth 1.1 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale, por në Arktik, shkalla e ngrohjes ka dyfishuar mesataren botërore në 30 vitet e fundit.
Shkrirja e akullit në Antarktidë dhe Grenlandë dhe ajo e akullnajave malore në tridhjetë vitet e fundit ka ndikuar në ngritjen e nivelit mesatar global të detit me 3.5 centimetra. Slater paralajmëroi se ngritja e niveleve të detit në këtë shekull do të ketë një ndikim shumë serioz në jetën e popullsisë bregdetare. /Telegrafi/