Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vendimin e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që njëanshëm të autorizojnë përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V” pa aprovimin e saj, e krahason me “ruletin rus”.
Ky cilësim për vaksinën “Sputnik V” është bërë nga kryetarja e bordit e menaxhimit të EMA, Christa Wirthumer – Hoche, e cila gjatë një interviste për televizionin austriak ORF është shprehur, se kjo vaksinë është si një ruletë ruse.
“Disa vaksinën ruse e krahasojnë me ‘ruletin rus’. Unë forcërisht do të këshilloja të gjithë që jam kundër autorizimeve emergjente kombëtare për vaksinën ruse, duke e bërë të qartë se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për vaksinën ruse dhe sigurinë e personave që deri me tani janë vaksinuar”, është shprehur Hoche.
Ajo ka thënë se “Sputnik V” në të ardhmen mund të merr licencë, por vetëm pasi që të janë bërë ekzaminimet e nevojshme, të parapara sipas EMA-së.
Deri me tani nga shtetet e BE-së, Hungaria njëanshëm e ka autorizuar përdorimin e vaksinës ruse “Sputnik V”, ndërsa Sllovakia dhe Çekia kanë bërë porosi për blerje të vaksinës ruse.
Austria ka thënë se do të pres vendimin e EMA-së dhe nuk do të autorizoj përdorimin emergjent të “Sputnik V” pa një aprovim paraprak nga ana e saj. /Telegrafi/