Site icon Telegrafi

Agjencia e Veterinës: Së shpejti fillon regjistrimi i qenve me pronarë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton se ka filluar projektin për regjistrimin e qeneve me pronarë.

Sipas AUV-it, ky projekt është me qëllim të forcimit të mekanizmave për mbikëqyrje, kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve të kafshëve në vend.

“Gjatë zbatimit të këtij projekti do të punohet edhe në zhvillimin e programeve për secilën sëmundje infektive të kafshëve që janë prezentë në Kosovë. Pjesë e këtij projekti do të jetë edhe komponenta e identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronar dhe hartimi i planeve të veprimit për trajtimin e problematikës së qenve endacak”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version