Telegrafi

Agjencia e Ushqimeve në Maqedoni apelon për më shumë kujdes

Në rrethanat aktuale dhe në kuadër të masave të shumta të autoriteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona, Agjencia e Ushqimit apelon për më shumë kujdes dhe blerjen e ushqimeve vetëm nga objektet të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme.

“Sa i përket sigurisë së ushqimit, si çdoherë duhet t’i përmbushë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të sigurisë, përkatësisht të kontrollohet nëse ushqimi është përgatitur në objekte të cilat i plotësojnë kushtet e higjienës, të përcaktuara në Ligjin e Sigurisë së Ushqimit, përkatësisht në objektet të cilat janë të regjistruara dhe kanë pëlqimin e Agjencisë së Ushqimit”

Por edhe përkundër rekomandimeve të shumta nëpër tregje shiten produkte të ambalazhuara. Shitësit pranojnë se frika nga përhapja e virusit ka ndikuar në uljen e numrit të blerësve.

Më rritjen e numrit të të prekurve nga Korona, ditëve të fundit qytetarët vërshuan marketet duke blerë produkte ushqimore me shumicë dhe duke zbrazur raftet.

Shkencëtarët dhe autoritetet në të gjithë botën janë duke monitoruar përhapjen e virusit dhe nuk ka pasur raporte të transmetimit përmes ushqimit. Dy ditë më parë institucioni Evropian për Siguri Ushqimore doli me qëndrim se nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi, megjithatë kjo nuk është përfundimtare./Alsat/