Site icon Telegrafi

Agjencia e Statistikave tregon sa persona vizituan hotelet në Kosovë brenda tre muajve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë të vitit 2021, ku sipas rezultateve numri i vizitorëve ishte 128, 506, prej tyre 37.13% ishin vendorë dhe 62.87% të huaj.

ASK nëpërmjet një komunikate thekson se gjatë këtij tremujori pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 52, 233 vizitorë dhe 92, 990 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj., thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version