Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë më 12 Korrik 2024.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me rastin e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare do ta përshkruajnë rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane dhe të tjera.
Ndryshe, para disa muajsh në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë./Telegrafi/