Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes një njoftimi për shtyp, informon opinionin se zhdëmtimi i kultivuesve të rrushit në bazë të borxhit që kanë veraritë, është kryer në një procedurë tërësisht ligjore, bazuar në fondet e aprovuara në Buxhetin e Agjencisë për vitin 2019, dhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon ndihmë për kultivuesit që i kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Më 4 shkurt 2019, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, duke përmbushur kështu bazën ligjore për shtetin që të dëmshpërblejë kultivuesit. Më 7 shkurt 2019, në një seancë të jashtëzakonshme, Qeveria miratoi propozim vendimin mbi përcaktimin e dëmshpërblimit si masë pagese për rrushin e shitur. Këto vendime u bënë para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale”, thuhet në reagimin e Agjencisë së Pagesave pas marrjes së vendimit të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt Interesave për hapjen e procedurës për pagimin e këtyre subvencioneve.
Me këtë ndërhyrje, thuhet në reagim, nuk përfundon obligimi i kompanive private për pagimin e tërësishëm të borxhit që kanë verarit.
Nga atje thonë se Gjykata Kushtetuese më 17.05.2017 e ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Zgjedhor për ndalimin e subvencioneve./Telegrafi/