Burime nga BE-ja për agjencinë e lajmeve MIA thonë se në takimin e liderëve në Vjenë do të synohet shpëtimi, respektimi dhe zbatimi i marrëveshjes së Përzhinos, por jo arritja e ndonjë marrëveshje të re, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i takimit është që të bisedohet për mënyrën e zgjidhjes së krizës dhe të sigurohet se liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes, të vazhdojnë me implementimin e saj dhe reformave për të treguar vullnet për ta kthyer vendin në rrugën euro-atlantike, ka deklaruar Maja Kocijançiç./Telegrafi/