Site icon Telegrafi

Agjencia e Kosovës për Akreditim përjashtohet nga EQAR (Dokument)

Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit.

Në dokumentin e vendimit të EQAR-së, të cilin e ka siguruar Telegrafi thuhet se: “Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) ka konstatuar se, si pasojë e shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ministri Shyqyri Bytyqi, agjencia më nuk është e aftë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe nuk është më në një pozitë që merr “përgjegjësi të plotë për veprimet e veta”, siç kërkohet nga standardi 3.3 i ESG-së.

Komiteti i Regjistrimit nuk ka mundur t’i identifikojë rrethanat që e arsyetojnë shkarkimin nga ministri – shkarkim i cili ka pasur efekte të dëmshme në pavarësinë dhe aftësinë e Bordit për të funksionuar pa pasur rrezik serioz të ndikimit nga palët e treta”.

Lexo po ashtu Rexha: Kryeministri u vu në lajthitje nga këshilltarët e vet ose nga grupet e interesit (Video)

Në pikën 6 të këtij dokumenti ku sqarohet më tej vendimi i EQAR-së për përjashtimin e Agjencisë të Akreditimit, theksohet se ky institucion ka të drejtë të ankohet për këtë vendim në Komitetin e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

“Duke marrë parasysh gjërat e lartcekura, Komiteti i Regjistrit ka konstatuar se Bordi më nuk është në përputhje me standardin 3.3 të ESG-së. Si rrjedhojë e kësaj, kriteret për t’u përfshirë në EQAR më nuk janë të përmbushura dhe Komiteti ka vendosur ta përjashtojë Agjencinë e Kosovës për Akreditim nga ky regjistër.

Lexo po ashtu Rexha: E kisha të vështirë çfarë tu them dy anëtarëve ndërkombëtarë për shkarkimin (Video)

Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka humbur aftësinë për të vepruar si e pavarur (pra ndalon së përmbushuri standardin 3.3 të ESG-së) me vendimin e ministrit për shkarkimin e Bordit me datën 25 shtator 2017.

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka të drejt të ankohet në Komitetin e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë në përputhje me procedurat e apelit”, thuhet në vendimin e EQAR-së.

Lexo po ashtu Rexha: Është ofenduese që shkarkimi i bordit të AKA-së të arsyetohet me mungesën e profesionalizmit

Edhe më përpara, sqarime për shkarkimet e Bordit të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë dhe ushtrueses së detyrës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim, ka kërkuar nëpërmjet një letre presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich. /Telegrafi/

Exit mobile version