Lidhja për diabet tek fëmijët në Maqedoni – Balans MK, nga Agjencia për ilaçet kërkon kontrolle në detaje në lidhje me blerjen, transportin dhe ruajtjen e insulinës në Maqedoni. Ata tanimë kanë realizuar takim me drejtorin Robert Bekirovski të cilit ia kanë treguar problemet shumëvjeçare me insulinën.
“Duke pasur parasysh dukurinë e “mosfunksionimit” të insulinës në tre vitet e kaluara, veçanërisht në periudhën prej gushtit deri në nëntor, Lidhja për diabet tek fëmijët – Banals MK, si dhe shumica e shoqatave të diabetikëve, shprehin dyshime të hapura në cilësinë e blerjes, transportit dhe ruajtjen e insulinës nga firmat blerëse. Bëhet fjalë për 40 mijë persona të varur nga insulina”, thonë nga Balans MK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë kontekst Balans Mk kërkon nga Agjecia për ilaçe pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që në pajtim me rregullat ligjore të bëhen kontrolle urgjente në detare dhe kontrolle inspektoriale.
Në Maqedoni ka rreth 180 mijë persona diabetik, prej të cilëve 40 mijë janë të varur nga insulina. Ata në vitet e kaluara përveç me mungesën e insulinës, janë ballafaquar edhe me rënien e cilësisë së ilaçit./Telegrafi/