Site icon Telegrafi

“Agjencia e Ilaçeve në Maqedoni ka gjetur ilaçe të falsifikuara” (Video)

Drejtori i Agjencisë për Ilaçe në Maqedoni, Robert Bekiroski, sot në konferencë për shtyp tha se inspektorët e Agjencisë kanë zbuluar një ilaç të falsifikuar në disa paketime.

Ai njoftoi se me ndryshimet ligjore, të cilët janë në procedurë kuvendore do të përforcohet kontrolli i importit paralel të ilaçeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me importin paralele të ilaçeve, kemi forcuar kontrollet inspektoriale, pasi insulina ishte më e kritikuara. Në periudhën e kaluar kemi ndërmarrë aktivitete të ndryshme, ku kemi zbuluar ilaçe të falsifikuara dhe në Prokurori kemi dorëzuar padi përkatëse”, tha Bekiroski.

Bekiroski shtoi se masa për import paralel të ilaçeve në Kuvendin tonë daton prej fundit të vitit 2013 dhe kjo është masë e pasigurisë tek qytetarët dhe ilaçet./Telegrafi/

Exit mobile version