Administrata amerikane Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) tha të mërkurën se po hap një hetim paraprak për 120,000 automjete Tesla Model Y të vitit 2023, pas dy raportimeve të rrëzimit të timonit gjatë vozitjes.
Rregullatori amerikan i sigurisë së automjeteve tha se timoni në të dy automjetet, të cilat kishin një kilometrazh të ulët, u shkëputën plotësisht, transmeton Telegrafi.
Agjencia po hap një hetim paraprak për të vlerësuar “fushën, frekuencën dhe proceset e prodhimit të lidhura me këtë problem”.
Hetimi është një hap i parë përpara se NHTSA-ja të mund të kërkojë një tërheqje. /Telegrafi/