Një panel i qeverisë amerikane ka votuar pro rekomandimit të vaksinës Pfizer-BioNTech për fëmijët nga mosha pesë deri në atë 11-vjeçare.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e mbështetën masën të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh.
Në muajin shtator, kompania tha se të dhënat e saj të testimit treguan se vaksina kundër COVID-19 ishte e sigurt për fëmijët për atë grup-moshë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë veçse po i vaksinon personat nga mosha 12 vjeç e lart.
Nëse miratohet rekomandimi i fundit atëherë rreth 28 milionë fëmijë amerikanë kanë të drejt vaksinimi.
Vendimi tani pret miratimin e mëtejshëm nga FDA dhe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Miratimi me këtë rast pritet më 2 nëntor, që do të thotë se vaksinimet mund të fillojnë të nesërmen. /Telegrafi/