Talenti shqiptar, Agim Zeka, ka nënshkruar me Lillel këtë vit.
Skënderbeu i Korcës ka arritur të përfitojë nga shitja e tij rreth 300 mijë euro.
Ai ka debutuar tashmë me fanellën e Lille, ndërsa ka shënuar edhe një gol të bukur.
Zeka do të luajë me skuadrën e dytë të Lille dhe shënoi kundër Croix.
“Jam mjaft i lumtur për këtë transferim. Kam kaluar në një ndër kampionatet më të forta të Evropës dhe shpresoj që me shumë punë dhe përkushtim të arrij një ditë të jem pjesë e formacionit. Dua të falënderoj për këtë kalim, drejtuesit e klubit në veçanti Presidentin Takaj dhe drejtorin Haris Fakic”.
“I jam mirënjohës klubit për këtë arritje të madhe. Erdha te Skënderbeu një vit e gjysmë më parë ku arrita të shpallem dhe kampion me ekipin e të rinjve. Eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Falënderime dhe për menaxherin tim Shkumbin Qormemeti për besimin e tij karshi meje”, deklaroi Agim Zeka për faqen zyrtare të klubit.
⚽️ Un vrai potentiel, ce #Zeka. Visez un peu son but inscrit samedi lors d’un match amical contre Croix 👌(il a même réussi un doublé) pic.twitter.com/DBvmfy6Oay
— LOSC (@losclive) January 31, 2017