Shqipëria U-19 i ka mbyllur me fitore eliminatoret për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjeorgji.
Shqipëria shënoi fitore me rezultat 1-0 përballë Gjibraltarit.
Golin e shënoi djaloshi nga Prishtina, Agim Zeka.
Ky nuk ishte goli i tij i vetëm, pasi Zeka ka shënuar ditë më parë edhe dy gola tjerë përballë Gjermanisë.
Njëri gol ishte shumë i bukur, ku është krahasuar me golat e Messit.
Megjithatë, kjo fitore nuk shërben për të shkuar në “Elite Round” pasi kuqezinjtë e mbyllin grupin në vendin e tretë. Gjermania kualifikohet e para me pikë të plota, e ndjekur nga Irlanda të cilën e mposhti 4-0 sot në “Niko Dovana” të Durrësit.
Më poshtë mund t’i shihni tre gola e bukur të Zekës./Telegrafi/
Goli i parë ndaj Gjermanisë
Goli i dytë ndaj Gjermanisë
Goli i bukur kundër Gjibraltarit