Site icon Telegrafi

Agim Veliu prapë në krye të MPB

Agim Veliu zyrtarisht përsëri ka marrë pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Brenda katër muajve.

“Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nuk është bërë e ditur nëse ish-ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës.

Exit mobile version