Site icon Telegrafi

Agim Veliu pranon humbjen e LDK-së në Podujevë – është vendimi i sovranit

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh kryetar ish-kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ka pranuar humbjen e LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës.

“Sapo i morëm rezultateve dhe në bazë të të dhënave ne i kemi humbur këto zgjedhje dhe ky është vendimi i sovranit. Kur sovrani flet ne duhet të heshtim. Ne do ti presim rezultatet definitive sepse këto janë preliminare dhe pastaj të shohim si do të veprojmë”, tha ai.

Ai është shprehur i bindur se në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2021 do të rikthehen në Llap.

Lexo po ashtu Zyrtare: KQZ shpall rezultatet preliminare - Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton Podujevën

“Ne e kemi bërë punën tonë, ky është vullneti i popullit dhe ne sigurisht çdo rezultat që është i verifikueshëm do ta pranojmë, por ne presim të numërohen të gjitha votat. Unë besoj shumë që në çfarë do zgjedhjesh tjera LDK do të kthehet dhe jemi të përkushtuar që të punojmë për LDK pareshtur siç kemi punuar këto 30 vite”, tha ai.

Ai i është përgjigjur edhe deputetëve të LVV që e kanë pyetur përmes rrjeteve sociale se “a ta ka lënë shenjë”.

“Jo, nuk kam asnjë koment. Nuk kam çka i komentoj deputetët e LVV. Ata e provuam me 50 ditë, ata dinë të bëjnë propagandë. Mirëpo shumë shpejt qytetarët do ta shohin se LVV nuk është parti serioze”, tha Veliu, njofton Telegrafi.

 

Exit mobile version