Site icon Telegrafi

Agim Veliu ka një mesazh për Kadri Veselin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook, e ka porositur liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, që të jetë më i përgjegjshëm në fushatën që po bën.

Veliu, duke marrë për shkas, përpjekjen e Kadri Veselit që të hynte në zhveshtoren e Klubit Futbollistik “Llapi”, pas ndeshjes së djeshme në Mitrovicë, e ku u pengua nga kryetari i klubit llapjan, e ka porositur liderin e PDK-së që të respektojë rregullat e “lojës”, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Veliut:

“Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.

Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!

Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.

Përgjegjësi, jo protagonizëm.

Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!

Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!” (sic.), ka shkruar Veliu. /Telegrafi/

Exit mobile version