Agim Shahini është zgjedhur edhe për një mandat tjetër kryetar i Aleanca Kosovare e Biznesit. Ndërkohë, nënkryetar të AKB-së janë zgjedhur Skender Krasniqi, Suat Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj.
Rizgjedhja e tij është bërë në Kuvendin e katër zgjedhor, ku është zgjedhur edhe kryesia e re.
Bizneset janë shtylla kryesore e shtetit dhe se Aleanca Kosovare e Biznesit ka qenë promotorë e zhvillimit ekonomik përgjatë viteve të ekzistimit të saj, kështu ka thënë Agim Shahini në kuvendin e gjashtë të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB).
Të pranishëm në kuvendin e gjashtë të kësaj aleance kanë qenë edhe Deputeti Ramiz Kelmendi, Shaip Muja dhe ish-Ministri i MPMS-së Nenad Rashiq.