Site icon Telegrafi

Agim Shahini në forumin e OBT-së

Shahini, ka treguar se gjatë pjesëmarrjes në këtë panair do të promovoi Kosovën për t’i tërhequr investitorët e huaj. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë forum është një mundësi e mirë për Kosovën dhe promovimin edhe të bizneseve dhe njohjen e sa më shumë kompanive të huaja.

“Jam i bindur se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum do të jetë shumë e rëndësishëm sepse anëtarësimi i Kosovës në OBT është njëra nga temat që do të diskutojmë. Anëtarësimi i Kosovës në OBT është votimi 50 për qind plus një. Agjenda do të jetë e ngjeshur por do të jetë në interes për bizneset”, tha Shahini.

Ndërsa drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve Mustaf Hasani tha se qëllimi i pjesëmarrjes është promovimi i klimës për të investuar në Kosovë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version