Për zëvendësministrin e Drejtësisë, Agim Nuhiu nuk ka aferë me provimet e jurispodencës me kandidatët që s’kanë pasur diploma në momentin kur kanë dhënë provimin e jurispodencës.
“Është krejt ndryshe të mos ketë diplomë, të ketë falsifikim dhe krejt tjetër të mos kesh diplomë për momentin”, thotë Nuhiu edhe pse asnjë media nuk tha se i biri i Talat Xhaferit dhe studentët tjerë nuk kanë pasur diplomë ose kanë falsifikuar, por ashtu siç e vërtetoi edhe Komisioni Anti-korrupsion, kanë kaluar provimin e jurispodencës dhe më pas janë pajisur me diplomë për jurist të diplomuar.
Sipas tij, përgjegjësia duhet të kërkohet te Komisioni për dhënien e provimit të jurispodencës ku janë testuar kandidatët.
“Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni për dhënien e provimit të jurispodencës janë trup administrativ. Askush s’mund pa dëshmi të sjell vendim ose konkludim”, u shpreh Nuhiu.
Ndryshe, Nuhiu është ministër i propozuar nga BDI, ndërsa në periudhën kur janë dhënë provimet e provimeve të jurispodencës, Ministrinë e Drejtësisë e kanë udhëhequr kuadrot e BDI-së, ndërsa ky rast nuk kishte epilog, procedurë nuk nisi as Komisioni Anti-korrupsion dhe as Prokuroria./Telegrafi/