Telegrafi

Agim Nuhiu nuk dëshiron të komentojë avancimin e tij në Universitetin e Tetovës gjatë bartjes së funksionit të lartë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu nuk dëshiron të komentojë për avancimin e tij në Universitetin e Tetovës.

Ai thotë se institucionet duhet të përfundojnë me procedurat dhe se nuk mund të shtojë koment të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuhiu mendon se i ka plotësuar kushtet për marrjen e titullit dhe se titulli është dhënë sipas ligjeve të reja.

Lexo po ashtu Nga Universiteti i Tetovës kërkohet që të shkarkohen funksionarët e BDI-së, Arbër Ademi, Agim Nuhiu dhe Safet Emruli

Në ligjin e ri për arsim të lartë që u miratua në maj të vitit 2018 shkruan se personi i emëruar mund të ligjërojë, të mbajë provime të premten, të shtunën dhe të dielën por nuk mund të merr para nga fakulteti.

Sipas inspektorit Gjorgji Ilievski, Agim Nuhiu ka marrë para nga Universiteti i Tetovës.

Inspektori para një jave dorëzoi dokumentacionet në Universitetin e Tetovës për shkarkimin e funksionarëve nga BDI, Arbër Ademi, Agim Nuhiu dhe Safet Emruli./Telegrafi/