Site icon Telegrafi

Agim Jonuz debat me Vasko Eftovin: Pa shqiptarët, maqedonasit nuk mund të marrin asnjë vendim

Analisti Agim Jonuz ka marrë pjesë në emisionin debativ të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, me të cilin kanë diskutuar për situatën politike në vend.

Gjatë debatit Jonuz dhe Eftov kanë folur për rolin e shqiptarëve në shtet, ndërsa analisti Jonuz ka thënë se Maqedonia është shtet i federealizuar, pasi asnjë vendim nuk mund të merret pa shqiptarët.

Jonuz: A është shteti i federalizuar apo presim federalizim?

Eftov: Unë nuk mendoj se është i federalizuar.

Jonuz: Atëherë jeni të verbër. Shteti tashmë i federalizuar.

Eftov: Mbi çfarë baze është i federalizuar?

Jonuz: A mund të vendosni diçka pa shqiptarët?

Eftov: A mund të vendosin shqiptarët diçka pa maqedonasit?

Jonus dhe Eftov në emision kanë diskutuar edhe për çështje tjera që lidhen me shqiptarët dhe maqedonasit./Telegrafi/

Exit mobile version