Shkrimtari Agim Gjakova rrëfen jetën e tij midis Kosovës dhe Shqipërisë. Teksa ndalet tek trajtimi që u bëhet shkrimtarëve në të dy vendet, shton se institucionet tona nuk shfaqin interes për zbulimin e talenteve të reja
Agim Gjakova këto ditë është në Tiranë. Rrëfen për romanin e tij të fundit, “E dashura e katër djemve”, që ka në qendër dinjitetin njerëzor, atë të gruas shqiptare, që shpeshherë i duhet të përballet me peripeci të ndryshme për të ruajtur personalitetin e saj
“’E dashura e katër djemve’ i kushtohet dinjitetit njerëzor, kryesisht vajzave, në kushtet ekonomike dhe sociale në një sistem demokratik, që sakrifikojnë për të ruajtur personalitetin. Këto ngjarje nënkuptohet që ndodhin në botën shqiptare, por nuk përcaktohen se ku mund të jetë, në Korçë, Vlorë apo në Prishtinë”, thotë Gjakova.
Jetën si shkrimtar mes dy kufijve shqipfolës e ka përballuar jo vetëm në këto 30 vjetët tranzicion, por edhe gjatë regjimit komunist ku duhej që të përgjigjej për subjektet e veprave të tij në një nga plenumet e Lidhjes së Shkrimtarëve. Megjithatë, Gjakova thotë se në të dy vendet është ndier njësojë.
Teksa ndalet tek komunikimi i letërsisë shqipe me lexuesin, shprehet se interesi që kanë institucionet tona për ta zhvilluar më tej atë është i vaktë
Agim Gjakova lindi në Kavajë. Shkollën fillore edhe të mesme i kreu në Gjakovë. Studimet e larta i kreu në Beograd e më pas në Tiranë për letërsi frënge. Është autor i 22 romaneve edhe përmbledhjeve poetike. /Shqiptarja/