Telegrafi

Agim Gërguri tregon pse bashkëpunoi me Hekuran Krasniqin

Agim Gërguri dhe Hekuran Krasniqi do të sjellin projektin e ri muzikor.

Anëtari i bendit ‘Fisnikët’ ka treguar se pse ka zgjedhur të bashkëpunoj sërish me këngëtarin prizrenas Krasniqi.

Dyshja e lartcekur ka paralajmëruar për Reload të RTV Dukagjinit projekte të reja edhe në të ardhmen duke parë suksesin e këngëve në të kaluarën, transmeton Telegrafi.

“Jemi një duet i mirë pasi që tekstet po na përshtaten dhe kam menduar pse nuk po e vazhdojmë së bashku”, ka thënë Gërguri.

Ky i fundit më tutje ka pohuar se mund të sjellin me Hekuranin një album të përbashkët ndërsa janë duke punuar tashmë edhe një këngë të përpunuar popullore.

Ndryshe, vioklipi i fundit i dyshes “Kënga ime” është parë mbi 200 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/