“VIP Dado” po vazhdon transmetimin e përjavshëm me të ftuar të ndryshëm.
Mysafiri i radhës në këtë emision ka qenë solisti i grupit “Fisnikët”, Agim Gërguri.
Nën shoqërimin e Edi Kastratit, ai ka kaluar një ditë të tërë nën kujdesjen e fëmijëve.
Ai i ka ushqyer ata, iu ka lecuar përralla gjersa nuk ka hezituar edhe të marrë kitarën dhe t’iu këndojë një këngë.
Ky është emisioni i shtatë i “VIP Dado”, i cili që nga nisja e tij ka sjell të ftuar figura të ndryshme publike, në rolin e kujdestarëve për fëmijët. /Telegrafi/