Agim Ejupit, Andon Donçevskit, Sashko Popovskit, Dobre Marinkovit dhe Foti Gjatovskit sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u është dorëzuar çmimi “8 Shtatori”, i cili ndahet në fushën e sportit, përkatësisht për arritjet e sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Çmim për arritje në fushën e sportit në vitin 2016, i pesti pasi ndahet mirënjohja, fituan Agim Ejupi, Dobre Marinkov, Foti Gjatovski për mundje, Sashko Popovski për aktivitetet e tij në vaterpolo.
Çmimin për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë në plan ndërkombëtar e fitoi Andon Donçevski.
Duke u uruar fituesve të çmimit, drejtori i Agjencisë për rini dhe sport (ARS), Marjan Spaseski tha se ARS e valorizon vlerën e punës së sportistëve dhe punonjësve sportiv duke u ndarë mirënjohje të larta shtetërore në Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/