Telegrafi

Agim Çeku ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Agim Çeku

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është ftuar për intervistim nga ana e Gjykatës Speciale.

Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Çeku, i cili ka thënë se me datën 28 shtator do të paraqitet në Gjykatë.

“Po jam ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. Ftesën e kamë marrë dje, ndërkaq me datë 28 shtator do të paraqitem në Gjykatë”, ka thënë Çeku.

Para disa muajve nga prokurorët e Speciales është intervistuar edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi më datë 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar njofoi se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë. /Telegrafi/