Telegrafi

Agim Cana, presidenti i Vëllaznimit

Agim Cana, ish futbollisti i Vëllaznimit dhe Prishtinës, do të jetë në krye te klubit gjakovar.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit duke shkuar se nga ky moment Cana do të jetë në krye të klubit.

“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Forca e FC Vëllaznimit”, thuhet në njoftim.

Në anë tjetër ish-kryetari i klubit, Shkëlzen Gashi, do të mbetet pjesë e klubit dhe president nderi.

Agim Cana është babai i kapitenit legjendar të Shqipërisë, Lorik Cana.

Në klubin e Vëllaznimit pritet të jetë donator edhe Ragip Xhaka, babai i Granit dhe Taulant Xhakës.

Klubi gjakovar mbanë pozitën e nëntë në Superligë, ndërsa për trajner janë duke biseduar me Bylbyl Sokolin. /Telegrafi/