Të shtunën e 27 korrikut, reperi i njohur shqiptar, Unikkatili, ka mbajtur një koncert gjigant në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Mozzik, Loredana, Getinjo, Melinda Ademi, Klepto e Shkurte Fejza ishin disa nga të ftuarit specialë të reperit, të cilët u ngjitën në skenë për të kënduar.
Prezent në këtë koncert ishte edhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Përveç që është argëtuar në mesin e mijëra të pranishmëve, në një moment i pari i Mitrovicës nuk ka hezituar “t’ia thotë këngës”, duke i ngjitur në skenë krah këngëtares së madhe, Shkurte Fejza.
Dyshja së bashku kanë interpretuar vargjet e këngës së famshme “Jo nuk ndahet Mitrovica”, dhe në këtë moment audienca ka dhuruar duartrokitje të shumta.
Videot e publikuara në rrjetet sociae, kanë sjellë momentin kur Bahtiri me gjithë shpirt këndon para publikut.
Artistja e madhe popullore, Shkurte Fejza, interpretoi para publikut edhe këngën e saj të famshme “Mora fjalë”. /Telegrafi/