Agim Bahtiri, është tërhequr nga pretendimi për të kandiduar për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se Bahtiri nuk do të garoj për kryetar, duke i lënë mundësinë një kandidati tjetër nga AKR-ja që të synoj këtë pozitë.
Nuk dihet pse Bahtiri është tërhequr nga kandidatura, por që burime të portalit thonë se aryset janë familjare.
Kujtojmë se e gjithë familja e tij jeton në Holandë, ndërsa ky i vetëm nga viti 2013 jeton në Gushavc që është fshati i tij të lindjes.