Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili po kërkon bashkimin e Mitrovicës, sonte ka darkuar me krerët e PDK-së dhe presidentin, Hashim Thaçi.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kujdesur që këto momente të mos ikin pa u parë nga publiku.
Ai ka postuar disa foto në Facebook, ku në fotot e para, krahas krerëve të PDK-së, është edhe presidenti Thaçi përball Bahtirit. Ndërsa në një foto të publikuar vetëm pak minuta më parë, Veseli e Bahtiri, shihen deri sa i shtrëngojnë duart miqësisht.
Bahtiri është njëri nga personat më kritikë ndaj PDK-së, i cili ka fituar dy herë radhazi zgjedhjet në Mitrovicë, duke i mposhtur kundërkandidatët e PDK-së në balotazh. /Telegrafi/