Site icon Telegrafi

Agim Bahtiri shpallet “person në kërkim”

Iniciativa Qytetare për Veprim në Mitrovicë (IQV), ka shpallur në kërkim kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, për shkak të heshtjes së tij kohët e fundit përballë premtimeve të ndryshme të parealizuara.

Dhjetëra aktivistë të kësaj Iniciative, përmes një aksioni simbolik të organizuar sot para ndërtesës së Komunës në Mitrovicë, kanë vendosur pllakate me portretin e Agim Bahtirit ku shkruante “Wanted – Mashtrues”, të cilat u hoqën menjëherë nga pjesëtarët e sigurimit të komunës, ndërsa, pllakat të ngjajshme janë vendosur edhe tek ura kryesore e Ibrit.

Ata ka kërkuar përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari Agim Bahtiri, për premtimet e dhënanë lidhje me heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri, punësimin e 15 mijë qytetarëve, sjelljen e investitorëve të huaj…

Bujar Voca, kryetari i IQV-së në këtë qytet, tha mes tjerash se dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri do të mund ta mbante nga të gjitha premtimet që i ka bërë deri sot.

“Po e kërkojmë Agim Bahtirin, i cili është zhdukur prej para datës 15 qershor, sepse ai që tre vite me radhë vazhdimisht është zotuar, ka dhënë premtime, data dhe afate për largimin e barrikadës mbi lumin Ibër. Zotimi i tij i fundit ka qenë se nëse deri më 15 qershor nuk heqet barrikada mbi Ibër, ai do të jap dorëheqje.
Përveç heqjes së barrikadave, ai ka premtuar edhe kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri.
Përveç kësaj, Agim Bahtiri po luan një lojë të ndyrë me kufijt administrativë, po përpiqet të marr rolin e heroit, duke thënë se vetëm fal tij Mitrovicës nuk po i ndryshohen kufijtë administrativë, ndërsa ne e dimë se kryetari i komunës së Mitrovicës nuk vendos për kufijtë administrativë”, tha Voca

“Agim Bahtiri po përpiqet të luaj rolin e heroit duke thënë se është kërcënuar nga përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë Samuel Zhbogar me shkarkim, nëse nuk nënshkruan marrëves hjen për ndryshimin e kufijve administrativë…Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse përfaqësuesi i BE-së nuk ka të drejtë ligjore të shkarkojë asnjë kryetar komune…Besojmë se e vetmja e mirë që mund t’i bëjë ai Mitrovicës sot, është që të jep dorëheqje dhe të largohet nga pozita që mban…Ne mendojmë se përgjegjëse për barrikadën mbi Ibër është BE-ja. Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës ka manipuluar që tre vite me opinionin publik dhe me qytetarët e Mitrovicës, duke thënë se ai do ta largojë barrikadën”, ka thënë Voca. /Telegrafi/

Exit mobile version