Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të ndërprejnë grevën, në të kundërtën tha se Komuna do të detyrohet të kërkojë forma tjera për të vazhduar procesin mësimor në shkolla.
Bahtiri ka vendosur të sfidojë Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, duke thënë se “nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla”, përcjell Telegrafi.
“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna”, ka thënë Bahtiri.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla”.
“Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtetuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdoj”, tha Bahtiri. /Telegrafi/