Bahtiri këto komente i ka bërë në emisionin Info Magazinë, në Klan Kosova.
“Propozimi i Zëvendësministrit Hashim Thaçi për t’i dërguar eshtrat e Isa Boletnit në Vlorë është diçka shumë pa lidhje”.
“Isa Boletini identifikohet me Mitrovicën dhe Mitrovica identifikohet me Isa Boletinin”.
“Unë kam kërkuar që njëherë e përgjithmonë eshtrat e Isa Boletinit të pushojnë në vendlindje. Është e pakuptueshme që Isa Boletini të varroset në Vlorë. Është e papërgjegjshme dhe e pandershme të bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Bahtiri.
“Shpërthimi im ka qenë i fuqishëm. Në mënyrë demonstrative e kam lëshuar mbledhjen e sotme. Katër anëtarë të Këshillit kanë votuar kundër”.
“Ky është vendim i turpit”.
Bahtiri ka thënë që nuk ka kurrfarë rreziku që të realizohet rivarrimi i Isa Boletinit në Boletin.
“Asnjë rrezik nuk ekziston, nëse dikush mendon që ka rrezik e kanë gabim. Sepse te gjitha të dhënave që i kam unë, e vetmja çështje ka qenë, a me FSK-në a pa FSK-në”.
“Unë i ftoj të gjithë ministrat edhe kryeministrin. Unë pres mbështetje nga kryeministri sepse ky është amanet edhe nga presidenti Rugova është amanet edhe i atyre që kanë vdekur me Isa Boletinin”.
“Unë mendoj që kryeministri do të gjejë forcë dhe të bëjë atë që është vullneti i Mitrovicës vullneti i Kosovës. Pas vendimit të qeverisë ne do t’i marrim hapat tjerë”, ka thënë Bahtiri. /Klan Kosova/