Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri nuk i pëlqejnë krejt çka raportojnë gazetarët.
Bahtiri ka injoruar gazetarin e KosovaPress-it si dhe e ka “mësuar” se çka duhet të raportojë.
Të mërkurën ai përveç që nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarit i ka treguar se si të shkruajë në të ardhmen.
“Ti tjetër herë, ja qite krejt çka t’flas unë, ja mos e qit hiq”, ka thënë shkurt Bahtiri, me një ton kërcënues, dhe ka ecur me shpejtësi në zyrën e tij.
KosovaPress-i në pamundësi për të marr një sqarim të drejtpërdrejtë nga kryetari Bahtiri, se çka ka dashur të thotë konkretisht me këto fjalë, por edhe rreth një teme tjetër, ka kërkuar ndihmë nga zyra për informim e Komunës, mirëpo zyrtarët e saj nuk pranuan t’ia parashtrojnë pyetjet kryetarit Bahtiri.